Lidhje

Moska akuzon Uashingtonin për vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive ushtarake ruse


Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë vendosur sanksione në mënyrë të paligjshme kundër disa kompanive të saj ushtarake që sipas Uashingtonit kanë bashkëpunuar me Iranin dhe Sirinë.

Ministria e Jashtme ruse bëri sot një deklaratë ku thuhej se kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara mundohen t’u imponojnë ligjet e tyre të brendëshme kompanive të huaja. Në deklaratë thuhet se Moska ka përmbushur plotësisht detyrimet ndërkombëtare në fushën e kontrollit të armëve.

Shtetet e Bashkuara njoftuan dje se po vendosin sanksione ndaj disa kompanive dhe personave rusë që me sa duket u kanë shitur armë dhe predha Iranit dhe Sirisë.

Sanksionet përfshijnë kompaninë shtetërore të tregëtisë së armëve, Rosoboron-eksport; si dhe prodhuesit a armëve Tula Instrument dhe Kolomna Machine-building. Sanksionet u ndalojnë kompanive të mësipërme të tregëtojnë armë në Shtetet e Bashkuara për 2 vjet.

XS
SM
MD
LG