Autoritetet në Maqedoni thonë se policia ka gjetur mbi 400 kilogramë kokainë fshehur në një kamion pranë kufirit me Kosovën.
Droga me vlerë 52 milionë dollarë ishte sasia më e madhe e drogës së paligjshme e konfiskuar ndonjëherë nga autoritetet maqedonase.
Policia thotë se sasia kontrabandë u gjet në 60 kuti plastike në një kamion me targa maqedonase rreth 20 kilometra në veri të Shkupit, në qytetin kufitar të Bllacës.
Një zëdhënës i policisë tha se bëhej fjalë për kokainë të cilësisë së lartë nga Venezuela. Ai tha se kamioni e mori ngarkesën në qytetin malazez të Barit dhe më pas hyri në Maqedoni nga Kosova. Greqia ishte destinacioni i tij i fundit. //kk//