Lidhje

OSBE-ja do të vazhdojë angazhimin në Kosovë edhe pas statusit


Kryetari i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, tha sot se OSBE-ja do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë edhe pas miratimit të statusit përfundimtar.

Këto komente ai i bëri pas takimit në Madrit me të dërguarin e OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari. OSBE-ja tha ministri spanjoll, po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë duke theksuar vlerat evropiane për tolerancë, respekt dhe bashkëjetesë ndëretnike.

Zoti Moratinos tha se është e rëndësishme që statusi i Kosovës të jetë rezultat i një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët.

XS
SM
MD
LG