Lidhje

Nafta ruse kalon përsëri nëpër Bjellorusi drejt Evropës


Nafta ka filluar përsëri të kalojë në një tubacion nga Rusia nëpër Bjellorusi pas një ndërprerjeje të përkohshme që tronditi konsumatorët në Evropë.

Dërgesat e naftës rifilluan mbrëmë, pasi Bjellorusia anuloi një taksë të re tranziti të vendosur javën e kaluar ndaj naftës ruse që kalon në tubacionin Druzhba. Rusia refuzoi të paguante taksën, duke e cilësuar atë të paligjshme.

Rusët e ndaluan të hënën dërgimin e naftës përmes tubacionit, pasi Bjellorusia filloi përvetësimin e 79 mijë tonëve naftë që duhej të dërgohej në Evropë, duke e justifikuar veprimin si pagesë për taksën.

Operatori i tubacionit në Bjellorusi njoftoi se nafta ruse po kalon përsëri nëpër Poloni, Gjermani, Ukrainë, Sllovaki, Republikën Çeke dhe në Hungari.

Kryeministri bjellorus, Sergei Sidorski, pritet të shkojë sot në Moskë për bisedime të tjera mbi energjinë me zyrtarët rusë. //ze//

XS
SM
MD
LG