Lidhje

Jap de Hup Shefer në krye të NATO-s deri në vitin 2009


Zyrtarët e NATO-s thonë se zotit Jaap de Hoop Sheffer, i është shtyrë edhe për dy vjet të tjerë, deri në vitin 2009, mandati në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Diplomatët thonë se zoti De Hoop Sheffer, i cili e filloi detyrën e tij në vitin 2004, e pranoi sot ofertën që iu bë gjatë një takimi të përjavshëm të udhëheqësve të Aleancës.

Ish-ministri i Jashtëm i Holandës, 58-vjecari Sheffer, mbikqyri dislokimin e trupave të NATO-s vitin e kaluar në jug të Afganistanit, një operacion ushtarak që është bërë një nga më të vështirët në historinë e Aleancës.

XS
SM
MD
LG