Lidhje

Incidente të reja me dhunë në Irak


Zyrtarë irakianë të sigurisë thonë se persona të armatosur i zunë pritë një autobusi me pelegrinë shiitë që ktheheshin nga Arabia Saudite, duke vrarë të paktën 9 vetë dhe duke plagosur 14 të tjerë. Zyrtarët thonë se sulmi u krye në qytetin jugor të Kerbalas.

Në Irakun verior zyrtarët thonë se të paktën 4 vetë gjetën vdekjen kur një person hodhi veten në erë në qytetin Tal Afar. Në një tjetër sulm vetëvrasës në të njëjtën zonë mbeti i vrarë një fëmijë. Në jug të Bagdatit, në Mahmudija, të paktën 1 person u vra dhe tre të tjerë u plagosën kur një makinë bombë shpërtheu pranë një pike karburanti.

Ushtria amerikane njofton se tre ushtarë amerikanë u vranë dje, dy nga plagët e marra në luftime në provincën Anbar dhe një tjetër pasi u qëllua gjatë luftimeve në provincën Dijala.

Në zhvillime të tjera, Këshilltari irakian për Sigurimin Kombëtar Muwaffak al-Rabaie u takua në Najaf me klerikun më të lartë shiit të vendit, Ajatollahun e madh Ali al Sistani. Zoti Rubaie tha se kleriku kishte theksuar se vetëm forcat shtetërore duhet të mbajnë armë dhe të gjithë të tjerët duhet të çarmatosen.//lk

XS
SM
MD
LG