Lidhje

Irak: Kapen pesë persona gjatë një sulmi në konsullatën iraniane


Zyrtarët irakianë thanë se forcat amerikane kanë kapur pesë persona gjatë një sulmi në konsullatën iraniane në qytetin verior të Irbilit.

Ushtria amerikane e konfirmoi aksionin e sotëm në Irbil por thotë se ndërtesa e vënë në shënjestër nuk ishte konsullatë, ose zyrë qeverie. Ushtria thotë se gjashtë të dyshuar u kapën në operacion. Një zëdhënës i Pentagonit thotë se të ndaluarit dyshohet se kanë kanë pasur rol në vrasjen e qytetarëve irakianë dhe trupave të koalicionit. Ai nuk e bëri të ditue se nga ishin gjashtë të dyshuarit.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Iranit citohet në median iraniane ta ketë dënuar incidentin dhe të ketë thënë se sulmi ishte kundër normave diplomatike.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se mbështet materialisht kryengritësit dhe lejon terroristët të përdorin territorin iranian për të kaluar në Irak.//rd//

XS
SM
MD
LG