Lidhje

Shqipëri: ish kryeministri Nano takohet me kryeministrin Berisha


Në Shqipëri, ish kryeministri socialist Fatos Nano mbështeti variantin e Qeverisë per çështjen e çertifikatave.

Ndërsa bisedimet mes shumicës dhe opozitës për këtë problem janë ende në vazhdim, zoti Nano u prit në një takim nga kryeministri Sali Berisha. Kundërshtarë të vjetër politikë të njëri-tjeterit, ata deklaruan se po ndërmarin një nismë që synon të instalojë dialogun politik në vend të konflikteve.

Ndonëse anashkaloi një Përgjigje të drejtperdrejtë nëse synon të jetë president i ardhshem i vendit, zoti Nano u shpreh kundër një krize në rastin kur parlamenti do të duhet të votojë pas disa muajsh kreun e ri të shtetit.

XS
SM
MD
LG