Lidhje

Shumica e amerikanëve nuk e mbështesin politikën e re në Irak


Disa anketa të opinionit publik tregojnë se shumica e amerikanëve nuk e mbështesin politikën e presidentit Bush në Irak.

Anketat e kryera nga rrjetet ABC dhe CBS pas fjalimit të presidentit drejtuar vendit të mërkurën mbi strategjinë e re në Irak, thotë se 40 përqind e të anketuarve mbështesin planin e tij për dërgimin e më shumë se 20 mijë trupave shtesë në Irak. Anketa e CBS-it tregon se rreth 50 përqind e amerikanëve të anketuar mendojnë se suksesi në Irak është larg realitetit.

Anketa e rrjetit ABC tregon se 57 për qind e amerikanëve mendojnë se Shtetet e Bashkuara po e humbasin luftën në Irak. Ndërkohë, anketa e agjencive "Associated Pres" dhe "Ipsos" tregon se 32 përqind e publikut mbështet punën e Kongresit. Sipas anketës, Presidenti ka një mbështetje të njejtë, 32 përqind, shifra më e ulët për zotin Bush në anketime. Anketat kanë një shkallë gabimi plus, minus 3 deri në 5 përqind.//lk

XS
SM
MD
LG