Lidhje

Pakistani hedh poshtë akuzat se strehon shtabin e Al-Kaidës


Pakistani hodhi poshtë komentet e ish shefit të zbulimit amerikan sipas të cilit al-Kaida e ka rivendosur shtabin e saj global në Pakistan.

Ministri i brendshëm pakistanez, Aftab Sherpao u tha sot gazetarëve se qeveria e tij po bën ç’është e mundur për të mposhtur grupet terroriste. Në një deklaratë të ministrisë së jashtëme pakistaneze, hidheshin poshtë gjithashtu pohimet për lidhjet e mundëshme midis mbeturinave të al-Kaidës ende brenda Pakistanit dhe terroristëve në vende të tjera. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit amerikan, që po largohet nga posti, John Negroponte, i tha dje Komisionit të Senatit për Zbulimin se Pakistani është bërë strehim për terroristët, edhe pse është aleat në luftën kundër terrorizmit. Ai tha se al-Kaida mbajnë lidhje të cilat i kapërcejnë bazat e tyre të fshehta në Pakistan dhe depërtojnë kudo në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropë. Negroponte se al-Qaida përbën kërcënimin më të rëndë terrorist për Shtetet e Bashkuara dhe se qendra e këtij rrjeti terrorist është në Pakistan. Ai tha se udhëheqësit e këtij grupi që janë të fshehur në Pakistan, mbajnë lidhje me grupe aleate në gjithë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropë. Duket se kjo është hera e parë që zoti Negroponte etiketon Pakistanin se kryeqendrën e rrejtit terrorist. Deri tani, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se besojnë se udhëheqësi i al-Qaidës, Osama bin Laden dhe zëvendësi i tij Ayman al-Zawahiri, fshihen në rajonin fisnor përgjatë kufirit të Afganistanit me Pakistanin.

XS
SM
MD
LG