Lidhje

Historia e ish-agjentit rus të helmuar do të kthehet në film


Aktori amerikan Johnny Depp ka marrë përsipër realizimin e një filmi për helmimin misterioz të ish-agjentit rus Aleksander Litvinjenko.

E përditmshja e industrisë së filmit Variety njofton se studioja kinematografike Warner Brothers ka blerë të drejtën për të vënë në ekran një libër mbi këtë agjent të titulluar Historia e Sashës – Jeta dhe Vdekja e spiunit rus. Libri u shkrua për kompaninë e filmave që zotëron Johnny Depp.

Veriety njofton se aktori mund të luajë vetë një rol në filmin e ri.

Litvinjenko ishte një kritik i hapur i politikave të Kremlinit. Ai vdiq në nëntor nga helmimi me lëndë radioaktive. Në shtratin e vdekjes ai akuzoi Presidentin Putin se kishte organizuar helmimin. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza. //kk//

XS
SM
MD
LG