Hetuesit grekë po shqyrtojnë të dhënat lidhur me sulmin e djeshëm ndaj Ambasadës Amerikane në Athinë.
Sulmi ka rizgjuar frikën e rigjallërimit të grupeve të majta ekstremiste në Greqi.
Autoritetet thanë se arma e përdorur për sulmin ishte një granatë RPG-7 e viteve ’70. Ata thonë se arma nuk ishte përdorur për sulme të tjera më parë.
Policia po përpiqet të provojë vërtetësinë e një telefonate në të cilën pretendohej se grupi ekstremist Beteja Revolucionare është organizator i sulmit. Grupi i së majtës ekstreme ka kryer disa sulme me bomba që nga viti 2003.
Ministri grek i rendit publik Vyron Polydoras tha dje se dukej që sulmi ishte një akt terrorizmi i brendshëm. Edhe zyrtarët në Washington thanë se nuk kishte të dhëna paraprake se bëhej fjalë për një skenar ndërkombëtar.//kk//