Lidhje

Shqipëri: Presidenti Moisiu dekreton datën e zgjedhjeve vendore


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dekretoi sot 18 shkurtin 2007 si datën e mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor. Dekreti i tij erdhi sot menjëherë pas miratimit nga Parlamenti të të gjitha amendamenteve ligjore për të cilat maxhoranca dhe opozita ranë dakord dhe i votuan në seancën e djeshme të parlamentit. Dekreti i presidentit vuri sot në lëvizje të gjithë administratën zgjedhore, në KQZ, partitë politike konkurrente, ndërsa ka filluar edhe ngritja e komisioneve zgjedhore zonale.

Menjëherë mbas dekretit disa parti politike kanë filluar të bëjnë regjistrimet e para të kandidatëve të tyre për bashki dhe komuna si dhe të dorëzojnë në KQZ listat me komisionerët e tyre, që do të ndjekin nga afër procesin e votimit. Të gjitha strukturat shtetërore dhe politike në Tiranë janë vënë në lëvizje për të plotësuar dokumentet e nevojshme për procedurën e zgjedhjeve dhe për të fituar kohën e humbur në përgatitjen formale të procesit.

Bllokimi disamujor i reformës zgjedhore u tejkalua në një marrëveshje të forcave politike në tryezën e organizuar nga Presidenti Moisiu dhe tani të gjithë po nxitojnë që të mbyllin brenda pak orësh dokumetat për një proces normal zgjedhor. Pak orë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Presidencë, Parlamenti mbajti një seancë të jashtëzokonshme, ku u shndërruar në nene ligjore të gjitha pikat e marrëveshjes dhe pak orë pas kësaj presëidenti nxorri dekretin me datën e re të zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata i bëri sot thirrje partive politiken që të përmbyshin me saktësi të gjitha dokumentacionin e nevojshëm për të shmangur keqkuptime dhe problem e teknike të mundshme. Parlamenti ndryshoi disa nene të kushtetutës që lidhen me KQZ, ndryshoi një dyzinë nenesh të kodit zgjedhor si dhe nene të tjera në ligjin për Radio Televizionet përmes të cilave, sipas marrëveshjes janë fshirë tashmë përfundimisht të gjitha dyshimet e partive politike për manipulim të zgjedhjeve dhe hapet rruga për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershme. //kk//

XS
SM
MD
LG