Lidhje

Nënpresidenti Çeni përkrah kontrollet e financave personale


Nën-presidenti Dik Çeni u ka dalë në mbrojtje veprimeve nga Departamenti i Mbrojtjes dhe agjenci të tjera, që kërkojnë të marrin informacione financiare të shtetasve amerikanë që dyshohen për terrorizëm ose spiunazh.

Zoti Çeni tha sot në një intervistë për rrjetin televiziv FoxNews, se Departamenti i Mbrojtjes u angazhua në aktivitete zbulimi brenda vendit sepse qindra baza ushtarake në Shtetet e Bashkuara janë objektiva të sulmeve terroriste.

Në numrat e sotëm të gazetave Uashington Post dhe Nju Jork Tajms citohen zyrtarë të zbulimit, sipas të cilëve Pentagoni dhe CIA po nxjerrin dokumentat e quajtura ‘letra të sigurisë kombëtare’ për të patur të drejtën të shqyrtojnë arkivat e kompanive financiare amerikane. Sipas zyrtarëve ky veprim ndërmerret rrallë.

Zyrtarët thonë se institucionet financiare që marrin këto letra, në përgjithësi paraqesin dokumentet pa ndonjë kundërshtim, duke lejuar hetuesit të shqyrtojnë pasuritë dhe transaksionet e personelit ushtarak amerikan dhe civilëve të thjeshtë.

XS
SM
MD
LG