Lidhje

Lavrov: Statusi i Kosovës të jetë i pranueshëm nga të dyja palët


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov përsëriti qëndrimin e vendit të tij se statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët.

Zoti Lavrov tha në një konferencë për shtyp se vendi i tij do të miratojë çdo zgjidhje për Kosovën të pranueshme për adminstratën dhe banorët e saj, si edhe për Beogradin. Ai tha përsëri se për Rusinë nuk ka rëndësi se cili do të jetë statusi i ardhshëm i Kosovës, por theksoi se e ardhmja e saj mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Kosovën Marti Ahtisaari do t’i paraqesë propozimet e tij për statusin javët e ardhshme. Por Rusia mund të përdorë veton për të bllokuar miratimin e çdo lloj plani.

XS
SM
MD
LG