Lidhje

BE përshëndet marrëveshjen e 12 janarit për zgjedhjet në Shqipëri


Bashkimi Evropian e përshëndeti marrëveshjen e arritur më 12 janar nga partitë politike të Shqipërisë për modalitetet e zgjedhjeve vendore si dhe miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe të kodit zgjedhor nga Parlamenti më 13 janar.

Në një deklaratë, Këshilli i Bashkimit Evropian vlerëson Presidentin Alfred Moisiu për rolin vendimtar, siç e quan ajo, në ndërmjetësimin e marrëveshjes. Bashkimi Evropian thekson se të gjitha forcat politike të Shqipërisë duhet tani të venë në zbatim marrëveshjen duke punuar së bashku në mënyrë konstruktive dhe pa vonesë.

Në deklaratë thuhet se zhvillimi i zgjedhjeve të drejta e të lira është një kërkesë e domosdoshme për forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.//lk

XS
SM
MD
LG