Lidhje

Rajs: Kuarteti për Lindjen e Mesme do të takohet në Uashington brenda dy javësh


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha dje se Kuarteti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme do të takohet në Uashington brenda dy javësh në përpjekje për të çuar përpara procesin izraelito-palestinez të paqes. Pas vizitës në Lindjen e Mesme, zonja Rice u shpreh gjatë vizitës në Berlin kundër dialogut me Iranin.

Zonja Rice po informon zyrtarët evropianë për rezultat e vizitës së saj në Lindjen e Mesme, gjatë të cilës ajo ndaloi në gjashtë vende dhe tha se do të organizojë një takim të nivelit ministror të Kuartetit më 1 dhe 2 shkurt, për të harmonizuar qendrimet e fuqime të mëdha për paqen në rajon.

Administrata e Presidentit Bush ka qënë nën presion nga aleatët arabë dhe evropianë për të bërë më shumë në frontin arabo-izraelit, duke presupozuar se ajo mund të avancojë më tej përparimin për probleme të tjera, duke përfshirë konflikitn në Irak dhe krizën politike në Liban.

Një nga arritjet kryesore të zonjës Rice nga vizita në Lindjen e Mesme ishte organizimi i takimit tri palësh me Kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe shefin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, brenda muajit të ardhëshëm për të diskutuar kushtet e mudshme për një zgjidhje dy shtetesh të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Zonja Rice tha se bisedimet për statusin përfundimtar, të parat e këtij lloji në gjashtë vjet, nuk zëvendësojnë planin e paqes për Lindjen e Mesme të vitit 2003, të hartuar nga Kuarteti, në të cilin bëjnë pjesë Bashkimi Evropian, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një konferencës të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeyer, zonja Rice e siguroi Gjermaninë, që mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, se Kuarteti është në qendër të procesit të paqes.

“Kuarteti është mbrojtësi i planit të paqes dhe për mendimin tim ndërkohë që ne përpiqemi të përshpejtojnë përparimin në zbatimin e këtij plani, Kuarteti do të përpiqet të ndihmojnë palët për ta zbatuar planin”.

Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim për mundësinë e e lënies jashtë nga procesi i paqes dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, me të cilën zonja Rice takohet sot, e ka bërë aktivizimin e Kuartetit një nga përparësitë e ekipit gjerman që është në krye të Bashkimit Evropian.

Në konferendën e shtypit me Sekretaren Rice, ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier tha se Kuarteti dhe plani i tij i paqes nuk përbëjnë qëllim në vetvete, por ato mund të luajnë një rol me rëndësi në bashkërendimin e politikës. Ja si u shprej zoti Steinmeier nëpërmjet përkthyesit.

“Unë kam qënë gjithnjë në favor të një takimi të Kuartetit sepse ne mund t’u japim fund pikpamjeve të kundërta mes vendeve të ndryshme. Por Kuarteti na krijon kushtet për të zgjidhur gjendjen dhe duke e bërë një gjë të tillë ne forcojmë përpjekjet tona. Kam besim se ne do të kemi sukses”.

Krahas takimit me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë, zoja Rice zhvilloi bisedime me në Jordami, Egjipt, Arabinë Saudite dhe më në fund të Kuvajt, ku ajo u takua me ministrat e jashtëm të vendeve të Gjirit Persik dhe sipas njoftimeve, atje iu bë thirrje Shteteve të Bashkuara të angazhojnë Iranin në procesin për vendosjen e paqes në Irak.

Pyetjes që iu bë në Gjermani për këtë thirrje, zonja Rice iu përgjegj se është e gatshme që t’u jepet fund armiqësive 27 vjeçare me Iranin, por vetëm me kusht që ky vend të plotësojë kërkesën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund pasurimit të uraniumit dhe kthimit në tryezën e negociatave për programin e tij bërthamor.

“Tani nuk është koha për të ndryshuar qendrimin tashmë të njohur amerikan për të hyrë në bisdime dypalëshe me Iranin. Thjesht, nuk është koha e përshtatshme. Për sa i përket asaj që mund të bëjë vendet e tjera, kjo është diçka që u përket vetëm atyre të vendosin. Por për mendimin tim ne duhet të përqendrohemi në faktin se Irani është në shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, për deri sa nuk ka pezulluar ende aktivitetet për pasurimin dhe përpunimin e uraniumit”.

Sekretarja Rice kundërshtoi komentin se administrata e Presidentit Bush ka dërguar forca shtesë në Gjirin Persik në përpjekje për të shkallëzuar tensionin me Teheranin.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara po i pëgjigjien thjesht ndihmës së Iranit për elementët irakianë që sulmojnë forcat amerikane me mjete shpërthyese dhe ajo theksoi qendrimin e administratës se problemi mund të zgjidhjet brenda Irakut.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, i jep fund sot pas dite turneut të saj një javor me konsultime në Londër.

XS
SM
MD
LG