Lidhje

Sekretarja Rajs bisedon me Londrën rreth Irakut dhe Lindjes së Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs ndodhet në Londër për takime me udhëheqësit britanikë në përpjekje për të ringjallur procesin e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve dhe për bisedime mbi luftën në Irak.

Sekretarja Rajs u tha sot gazetarëve gjatë fluturimit nga Gjermania për në Londër se beson që kushtet në Lindjen e Mesme janë tani shumë më të favorshme për arritjen e një marrëveshjeje se sa në vitet e fundit.

Ajo tha se një sërë veprimtarish diplomatike do të fillojmë me një takim muajin e ardhshëm në Uashington të grupit ndërkombëtar i njohur si Quarteti i Paqes për Lindjen e Mesme. Kuarteti përbëhet nga Bashkimi Evropian, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Veprimtaritë diplomatike do të përfundojnë me një takim 3-palësh, që zonja Rajs do të zhvillojë me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert, dhe me presidentin palestinez, Mahmud Abaz nga mesi i shkurtit.

Londra është ndalesa e fundit e sekretares Rajs pas turneut të saj në Lindjen e Mesme. Ajo kthehet në Uashington nesër

.

XS
SM
MD
LG