Lidhje

Serbia do të votojë të djelën në zgjedhjet e përgjithshme.


Gjatë fushatës elektorale në Serbi, çështja e Kosovës është trajtuar si një çështje patriotike dhe identiteti kombëtar. Kandidatët thonë se Kosova është djepi i kombit serb dhe qendra e kishës ortodokse.

Çdo sugjerim se Kosova mund të bëhet e pavarur, është i papranueshëm për ta. Por ndërmjetësit e OKB-së në negociatat mes dy palëve, lënë të kuptohet se do të propozojnë së shpejti të paktën pavarësi të kufizuar për Kosovën.

Udhëheqësi i Bashkimit Social Demokrat, Zarko Korac thotë se nuk ka pasur ndonjë debat racional mes kandidatëve se si do të reagojë Serbia ndaj propozimit për statusin e Kosovës.

“Gjithshka ka të bëjë me simbolizmin. Gjithë retorika ka tone politike. Pas zgjedhjeve do të paguhet një çmim i shtrenjtë. Ajo që duhej të ishte problemi kryesor për Serbinë në këto zgjedhje, po trajtohet vetëm në mënyrë simbolike”.

Zoti Korac dhe aleatët e tij të qendrës së majtë thonë se Kosova është bërë faktikisht e pavarur, që kur aleanca e Natos ndërhyri në përgjigje të shtypjes së shqiptarëve, duke dëbuar nga Kosova forcat serbe.

Zopti Korac shpreh shqetësimin se nga zgjedhjet në Serbi nuk do të dalë një fitues i qartë dhe se Kryeministri i tanishëm Vojisllav Koshtunica mund të kërkojë krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar, që do të përfshinte radikalët ultranacionalistë, të cilët mund të marrin deri 30 përqind të votave.

“Nga zgjedhjet mund të dalë një qeveri jo-funksionuese, që do të shërbente vetëm për të forcuar nacionalizmin serb dhe për të kundërshtuar vlerat perëndimore. Kjo është frika ime më e madhe.”

Aktivistja për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko po ashtu është e shqetësuar se zoti Koshtunica mund të kthehet nga e djathta dhe të mbështesë radikalët në përpjekje për të mbajtur pushtetin.

“Zoti Koshtunica tregoi gjatë fushatës se partia e tij, Partia Demokratike e Serbisë, është në fakt një parti nacionaliste, e ngjashme me radikalët, që s’ka asgjë të përbashkët me alternativën demokratike”.

Anketat tregojnë se partia e zotit Koshtunica, ndodhet në vend të tretë me rreth 20 përqind të votave.

Zonja Biserko thotë se shqetësimi i saj kryesor është se zoti Koshtunica do t’i përgjigjet propozimit për statusin e Kosovës, duke i bërë thirrje pakicës serbe të largohet nga Kosova. Propozimi i zotit Ahtisari për statusin përfundimtar pritet t’i paraqitet vendeve të Grupit të Kontaktit nga fundi i muajit.

XS
SM
MD
LG