Lidhje

17 të vrarë nga një seri shpërthimesh në Bagdat


Zyrtarët irakianë thanë se të paktën 17 persona u vranë në një seri shpërthimesh me makina bombë në Bagdat ndërsa dhuna vazhdon të shkallëzohet në kryeqytet. Policia tha se më shumë se 40 vetë u plagosën nga pesë shpërthime sot në mbarë kryeqytetin.

Ndërkohë kryeministri irakian Nouri al-Maliki premtoi të shtypë si kryengritësit suni dhe milicët shiit përfshi ushtrinë Mahdi të aleatit të tij Moqtada al-Sadr. Duke folur me gazetarët sot zoti Maliki tha se forcat irakiane të sigurimit këtë javë ndaluan 400 milicë të ushtrisë Mahdi. Ai tha gjithashtu se në se furnizohen me pajisje të mjaftueshme dhe stërviten, forcat e tij të sigurimit mund të stabilizojnë Irakun aq sa të lejojnë forcat amerikane të fillojnë tërheqjne pas tre deri në gjashtë muaj.

XS
SM
MD
LG