Lidhje

Shqipëria nënshkruan kontratën për ndërtimin e Termocentralit të Vlorës


Në Shqipëri, Korporata Energjitike përfundoi bisedimet me shoqërinë italiane Mair-Engineering e cila do të ndërtojë Termocentralin e Vlorës.

Ndërtimi që parashikohet të zgjasë 24 muaj, pritet të fillojë brenda një muaji. Përfaqësuesit italianë thonë se do të përpiqen ta vënë në përdorim tecin që gjatë fazës së dytë të ndërtimit pas dymbëdhjetë muajve të parë.

Termocentrali i Vlorës është vepra e parë energjitike në Shqipëri që do të ndërtohet pas një ndërprerjeje prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Ndërkaq në vend vazhdojnë kufizimet e thella të furnizimit me energji. Vetëm nga importet pritet që kostoja e kësaj krize të jetë mbi 50 milionë euro. //az//
XS
SM
MD
LG