Lidhje

Mitrovica dhe zgjedhjet në Serbi


Në qytetin etnikisht të ndarë të Mitrovicës në Kosovë, banorët kanë opinione të ndryshme lidhur me rezultatet afatgjata të zgjedhjeve parlamentare në Serbi këtë të djelë. Zgjedhjet vënë përballë demokratët dhe disa grupe të tjera të moderuara kundër partisë radikale sebe të ultranacionalistëve që dikur sundonin përkrah ish presidentit autokratik Sllobodan Milosheviç.

Shqiptarët dhe serbët në qytetin e Mitrovicës janë thellësisht të ndarë kjo urë që është bërë simboli i ndarjeve etnike në rajon. Ajo ka mbetur pikë e nxehtë ku armiqësitë etnike mund të përplasen. Serbët kërkojnë të mbajnë kontrollin në pjesën veriore të qytetit, të cilin ata e konsiderojnë si qëndresën e tyre të fundit. Por shqiptarët e kundështojnë ndarjen mbi vija etnike, të shqetësuar se kjo mund të krijojë një precedent për ndarjen territoriale të Kosovës.

Në veri autoritetet e institucioneve të Kosovës si dhe rrogat e paguara prej tyre refuzohen. Bizneset bëhen në dinar dhe makinat qarkullojnë ende me targat e vjetra. Disa banorë në veriun serb të qytetit shpresojnë se zgjedhjet mund të përmirësojnë jetën e tyre. Ndoshta, do të ndodhë diçka më e mirë, thotë Smiljana Milutinoviç. Të njëjtën gjë shpreson edhe studentja Bojana Janiç. “Vërtet shpresoj që gjërat të ndryshojnë për më mirë, pasi situata është e rënduar. Ne meritojmë një jetë më të mirë dhe duhet të vendosim një status përfundimtar për Kosovën”.

Jugu shqiptar i qytetit, dikur një gjigand industrial është megjithatë indiferent ndaj zgjedhjeve serbe të cilat ata i kanë bojkotuar për detada me radhë në kërkim të pavarësisë. I dërguari i posaçëm i OKBsë Marti Ahtisari pritet të paraqesë propozimin e tij mbi statusin përfundimtar të Kosovës shpejt pas zgjedhjeve të kësaj fundjave në Serbi, një plan që pritet gjerësisht të parashtrojë një formë pavarësie për Kosovën e administruar nga Kombet e Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG