Lidhje

Universiteti i Prishtinës, masa kundër plagjiaturës


Rektori i universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, pezulloi nga puna dy pedagogë nga fakulteti i mjeksisë, për plagjiaturë në libra të botuar prej tyre, të cilët janë përdorur si tekste mësimore në universitet. Zoti Hasani u ndaloi mësimdhënien edhe dy recenzentëve të këtyre librave dhe, po kështu, ka urdhëruar që këto libra të mos përdoren si tekste universitare.

Rektori Hasani, i cili ka pak kohë në post, kishte paralajmëruar luftë kundër plagjiaturës në tekstet universitare dhe ka premtuar se do të bëjë reforma në këtë institucion – universiteti i vetëm publik në Kosovë - i kritikuar shpesh për nivelin e mësidhënies. //az//
XS
SM
MD
LG