Lidhje

Sekretarët Rajs, Gejts informojnë Presidentin për vizitat e tyre jashtë vendit


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates do të informojnë sot Presidentin Bush mbi rezultatet e vizitave të tyre këtë javë në Evropë, Azinë e Jugut dhe në Lindjen e Mesme.

Vizita e zonjës Rajs në Lindjen e Mesme, Gjermani, dhe Britani kishte për synim të rigjallonte procesin izraelito-palestinez të paqes dhe të siguronte mbështetje për planin amerikan për sigurinë në Irak. Sekretari i Mbrojtjes Gates vizitoi Irakun jugor, Afganistanin Arabinë Saudite, Katarin dhe Bahrenin.

Propozimi i Presidentit Bush për të dërguar trupa shtesë në Irak është përcjellë me kritika nga demokratët si dhe nga disa anëtarë të Partisë Republikane të Presidentit.

Të mërkurën, Senatorja demokrate dhe kandidate për Presidente në zgjedhjet e vitit 2008 Hillary Clinton tha se kishte në plan të prezantonte një rezolutë në Senat për të mos lejuar shtimin e trupave amerikane në Irak dhe vendosjen e kushteve për financimin e forcave irakiane të sigurimit. //rd//

XS
SM
MD
LG