Lidhje

Serbi: Partia Radikale fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e djeshme


Partia Radikale e Serbisë, parti nacionaliste, fitoi shumicën, ndërkohë që edhe përkrahja për reformatorët e Partisë Demokratike u shtua. Radikalët fituan 28 për qind të votave, duke mundur Partinë Demokratike të Presidentit Boris Tadiç, që mori 23 për qind.

Kandidati i Partisë Radikale për kryeminsitër, Tomisllav Nikoliç, tha se rezultati nuk është i papritur. Ai e bazoi fushatën e tij tek kritikat ndaj administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, dhe kundërshtoi bashkëpunim më të ngushtë me Gjykatën e Hagës për krime lufte.

Rezultatet paraprake të votimeve u njoftuan nga Zoran Luçiç i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike. Ai tha se radikalët mund të marrin deri në 80 nga të 250 vendet e parlamentit, duke dalë të parët, ndërsa Partia Demoratike në vend të dytë me 65 vende.

Që nga zgjedhjet e fundit të Serbisë, mbështetja për radikalët është shtuar me 1 për qind, ndërkohë që për demokratët gati dyfish. Partia Demokatike e Kryeministrit Vojisllav Koshtunica mori rreth 17 për qind, gati sa zgjedhjet e fundit.

James Lyon i Grupit Ndërkombëtar të Krizave thotë se rezultati i votimeve e vështirëson krijimin e një qeverie brenda periudhës së caktuar prej 90 ditësh. Zoti Koshtunica nuk e ka përjashtuar një koalicion me radikalët, diçka që demokratët dhe partitë të tjera reformiste kanë thënë se nuk do ta bëjnë. Ekspertët thonë se rezultati më i mundshëm është një kombinim i partive të presidentit dhe të kryeministrit me mbështetje nga parti më të vogla.

Zgjedhjet e djeshme u zhvilluan kur Serbia duket se ka të ngjarë ta humbasë Kosovën. I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, do të paraqesë brenda pak ditësh propozimin e tij për statusin e Kosovës, shumica shqiptare e së cilës kërkon pavarësi. Analisti për çështjet serbe, Lyon, thotë se askush në Serbi nuk dëshëron të jetë kryeministër kur të vijë koha që Kosova të shkëputet.

Bashkimi Evropian i pezulloi bisedimet për lidhje më të ngushta me Serbinë në muajin maj të vitit të kaluar dhe kohët e fundit e paralajmëroi Beogradin se duhet të tregohet i përmbajtur në lidhje me politikat nacionaliste, nëse shpreson të anëtarësohet në organizatë.

XS
SM
MD
LG