Lidhje

FIFA, UEFA: Qeveria maqedonase të mos ndërhyjë tek futbolli


Organizatat botërore dhe evropiane të futbollit i kërkuan qeverisë së Maqedonisë që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të shoqatës maqedonase të futbollit.

FIFA dhe UEFA e bënë kërkesën e tyre sot pas veprimeve të ministrisë së brendshme maqedonase, e cila javën e kaluar e mbylli shoqatën e futbollit dhe ndaloi disa prej zyrtarëve të saj për t’i marrë në pyetje.

Në një deklaratë të përbashkët, FIFA dhe UEFA thanë se i kishte habitur veprimi i ministrisë së brendshme, të cilin e quajtën një hap që shkel parimet e autonomisë që vlen për të gjithë lëvizjen sportive.

Dy organizatat i kërkuan qeverisë të rivendosë gjendjen normale dhe të ndalë menjëherë ndërhyrjet në punën e drejtimit të shoqatës. Deklarata kërcënon për masa të tjera kundër Maqedonisë nëse ndërhyrja qeveritare vazhdon. //kk//

XS
SM
MD
LG