Lidhje

Rusia bën thirrje për shtyrjen e zbatimit të propozimit të M. Ahtisarit


Rusia ka bërë thirrje për shtyrjen e zbatimit të propozimit që parashtroi ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara mbi statusin e ardhshëm të Kosovës.

Diplomatët thonë se Moska bëri thirrje për shtyrjen sot, ndërsa ndërmjetësi i OKB-së, Marti Ahtisari, ua paraqiti propozimin e tij në Vienë zyrtarëve evropianë, amerikanë dhe rusë të Grupit të Kontaktit, të përbërë nga 6 vende.

Propozimi pritet t'i lejojë Kosovës tiparet e një shteti sovran, ndërkohë që garantohet sigurimi për pakicën serbe. Ahtisari do t'ua paraqesë zyrtarisht propozimin e tij Prishtinës dhe Beogradit më 2 shkurt.

Diplomatët thonë se Rusia kërkon që Kombet e Bashkuara të veprojnë lidhur me propozimin e zotit Ahtisari vetëm pasi Serbia të ketë formuar një qeveri të re, pas zgjedhjeve të 21 janarit. Njoftohet se vendet e tjera të Grupit të Kontaktit janë kundër shtyrjeve të panevojshme.//lk

XS
SM
MD
LG