Lidhje

Shefer: NATO, BE, mbështetje për planin e zotit Ahtisari


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se vendet aleate shprehën mbështetje për të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

"Mendoj, se në se ka një çështje ku ekziston nevoja e kontakteve intensive midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian, të cilat tashmë po zhvillohen, kjo çështje është Kosova." - tha ai.

Zoti Shefer tha se NATO-ja dhe KFOR-i do të luajnë rolin e tyre deri në përcaktimin e statusit dhe më pas. Ai tha se 26 vendet anëtare të NATO-s mbështesin plotësisht procesin e ndërmarrë nga Kombet e Bashkuara dhe kanë një angazhim të përbashkët për zgjidhjen sa më parë që të jetë e mundur të çështjes së Kosovës.

Zoti Sheffer tha gjithashtu se vendet aleate bënë një thirrje të fuqishme për bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian për Kosovën, veçanërisht në nivelin politik.//lk

XS
SM
MD
LG