Lidhje

Nënpresidenti amerikan shpreh shqetësim për Iranin


Nën-presidenti amerikan Dik Çeni, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dislokuar më shumë anije të marinës amerikane në Gjirin Persik, i dërgon një mesazh të fortë Iranit se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me aleatët për të përballuar atë që ai e cilësoi ‘kërcënimi iranian.’

Në një intervistë për revistën Newsweek, të publikuar sot, zoti Çeni thotë se Shtetet e Bashkuara janë ende të interesuara të zgjidhin mosmarrëveshjet me Iranin nëpërmjet rrugës diplomatike.

Nën-presidenti tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë nuk kanë arsye të dyshojnë aftësinë e kryeministrit Nuri Al-Maliki, për të çarmatosur grupet kryengritëse shiite.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë vënë në pikëpyetje më parë vullnetin e kryeministrit për të shpërndarë grupet e armatosura shiite që e përkrahin atë.

Zoti Çeni tha se ka tashmë prova se kryeministri Maliki ka filluar një fushatë kundër grupeve ektremiste duke arrestuar rreth 600 anëtarë të këtyre grupeve.//kk//

XS
SM
MD
LG