Lidhje

BE, debat për ndalimin e duhanit në vendet publike


Bashkimi Evropian ka filluar një debat, që ka të bëjë me ndalimin e duhanit në vendet publike në të gjithë bllokun.

Komisioneri i BE-së për Shëndetësinë, Markos Kyprianou paraqiti sot propozimin në Bruksel, vetëm dy ditë para se Franca të vendosë ndalimin e duhanit në zyra dhe ndërtesa publike.

Ndalimi i Francës do të zgjerohet edhe në bare dhe restorante në vitin 2008. Në një deklaratë, komisioneri Kyprianou tha se çdo evropian meriton mbrojtje të plotë nga duhani. Ai tha gjithashtu se kjo politike është përkrahur nga evropianët dhe shprehu shpresën se një ndalim eventual do të mbulonte të 27 vendet anëtare të BE-së.

Një propozim zyrtar i BE-së pritet në fillim të vitit të ardhshëm. Në vitin 2004, Irlanda u bë vendi i parë në botë që ndaloi në gjithë territorin e saj duhanin në restorante, vende të mbyllura dhe bare. Disa vende të tjera evropiane po debatojnë propozime të ngjashme.//lk

XS
SM
MD
LG