Lidhje

Vdes ish-diplomati amerikan për Ballkanin, Robert Frouik


Vdiq në moshën 77 vjeçare ish-ambasadori amerikan Robert Frouok, që ndihmoi në ngritjen e institucioneve demokratike në Ballkan.

Ambasadori Frouik vdiq më 18 janar, pas një sëmundjeje të gjatë. Ai iu rikthye shërbimit diplomatik për të kontribuar në ndërmjetësimin e marrëveshjeve të paqes, në organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe ngritjen e institucioneve në rajonin e Ballkanit.

I caktuar me detyrë në Maqedoni në vitin 1992, ai ndihmoi në lehtësimin e tensioneve etnike dhe për të mos lejuar përfshirjen e këtij vendi në konfliktin jugosllav. Tre vjet më pas, ambasadori Frouik mbikqyri zgjedhjet e para, pas konfliktit në Bosnje-Hercegovinë.

Gjatë kësaj kohe, udhëheqësi serb i Bosnjës dhe i dyshuari për krime lufte, Radovan Karaxhiç, u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë së tij. Para se ta ndërpriste karrierën e tij diplomatike në vitin 2001, ambasadori Frouik shërbeu në shumë detyra në Uashington, Montreal dhe në disa kryeqytete evropiane.//lk

XS
SM
MD
LG