Lidhje

SHBA: Senatori demokrat Bajden do të kandidojë për President


Në Shtetet e Bashkuara, Senatori demokrat Xhosef Bajden deklaroi se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Senatori Bajden e njoftoi sot vendimin e tij në një intervistë me televizionin ABC. Zoti Bajden është aktualisht kreu i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe e ka kritikuar ashpër strategjinë e Presidentit Bush për luftën në Irak.

Në faqen e tij të internetit për fushatën, Senatori paraqet pikat kryesore të planit të tij për Irakun, sipas të cilit shumica e trupave amerikane duhet të tërhiqen deri në fund të vitit 2007. Zoti Bajden ka shërbyer në Senatin amerikan për mbi 30 vjet.

Ai ka humbur një herë më parë në garën brenda partisë për kandidaturën për president në vitin 1988. Pritet që edhe kandidatë të tjerë të hyjnë në garën presidenciale brenda Partisë Demokrate, që tani për tani kryesohet nga senatorët Hillari Klinton dhe Barak Obama.//lk

XS
SM
MD
LG