Lidhje

Kosova në pritje të propozimit nga Martti Ahtisaari


Kryetarët e komunave të Kosovës e shohin si proces publikimin e paketës së zotit Ahtisaari nesër në Prishtinë ndërkohë që theksojnë se autoritetet komunale janë ata që mund të ballafaqohen drejtpërdrejt me probleme, nëse dalin pas kësaj.

Kryetarët e komunave i bënë këto komente pas një takimi që patën sot në Prishtinë me kryeadministratorin ndërkombëtar të Kosovës Joakim Rucker. Zoti Rucker zhvilloi ndërkohë një takim tjetër tri-palësh me komandantin e paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë, gjeneralin Roland Kather dhe kryeministrin Agim Çeku.

Veton Surroi, anëtar i ekipit të negociuesve të Kosovës dhe shef i Këshillit Konsultativ për komunitetet, tha sot se propozimi i krye negociatorit ndërkombëtarë për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, nuk përmban ndonjë befasi për komunitetet pakicë. Ai u tha sot përfaqësuesve të komuniteteve se ata do të jenë të përfshirë në hartimin e kushtetutës së re të Kosovës, në hartimin e simboleve të saj dhe në komisionin zgjedhor.

Propozimi i zotit Ahtisaari i cili pritet nesër do t'u dorëzohet Prishtinës dhe Beogradit është përqëndruar në mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare dhe një pranie të fuqishme ndërkombëtare në Kosovë.//rd//

XS
SM
MD
LG