Lidhje

Sekretari i OKB-së kërkon dorëzimin në Hagë të Mlladiçit dhe Karaxhiçit


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara iu ka bërë thirrje të dyshuarve për krime lufte Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç të dorëzohen në gjykatën e Hagës.

Sekretari i Përgjithshëm Ban–Ki Moon tha se të kërkuarit duhet të dorëzohen në interesin e tyre dhe atë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ai e bëri këtë deklaratë mbasi bisedoi me Presidentin e Gjykatës Fausto Pocar dhe Kryeprokuroren Carla del Ponte.

Gjykata e Hagës, e krijuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1993, po përballet me presionin në rritje që të përfundojë gjyqet e saj siç ishin parashikuar për vitin e ardhshëm, dhe të mbarojë misionin para vitit 2010 ;mbetet për t’u parë nëse ky afat do të shtyhet.

Gjykata e Hagës akuzon Karaxhiç dhe Mladiç për rolin e tyre në sulmet ndaj popullatës civile gjatë konfliktit në Bosnje–Hercegovinë. //rd//

XS
SM
MD
LG