Lidhje

Francezët e paguajnë rëndë pirjen e duhanit


Ligji për ndalimin e pjesshëm të cigaren ka pasur efekt në Francë, duke penguar përdorimin e produkteve të duhanit në shkolla, aeroporte, spitale dhe në vende të caktuar publike.

15 milion duhanxhinj në Francë dhe punëdhënësit e tyre po përballen me gjoba për shkelje të rregullave të reja apo injorim të rregullave nga duhanpirësit kryeneç.

Ndalimi i duhanit pritet të zbatohet nëpër restorante dhe klube deri Ditën e Vitit të Ri. Qeveria franceze thotë se do të ndihmojë pirësit e duhanit që t’a ndërpresin atë, duke i kompesuar me deri 65 dollarë në vit për çdo person që të marrë pjesë në kurse dhe trajtime kundër duhanit.

Irlanda ishte vendi i parë në Europë që përdori ligjin antiduhan nëvitin 2004;dhe Italia dhe Suedia e ndoqën këtë praktikë.

Komisioni Europian i ka bërë thirrje të 27 anëtarëve të Bashkimit Europian që të paraqesin ligjet përkatëse antiduhan, por pa vendosur ndonjë afat kohor për paraqitjen e tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG