Lidhje

Konfirmohet prania e virusit H5N1 në Britani


Autoritetet britanike bënë sot të gjitha përpjekjet për të vënë nën kontroll variantin H5N1 të gripit të shpendëve pasi sëmundja goditi një fermë të një prodhuesi kryesor evropian të mishit të gjelit të detit.

2 mijë e 500 gjela deti kanë ngordhur si pasojë e epidemisë deri tani dhe zyrtarët thonë se se 160 mijë të tjerë do të asgjësohen për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Autoritetet bllokuan një zonë mbikqyrjeje prej 10 kilometrash përreth fermës dhe ndaluan shfaqjet me shpendë dhe garat e pëllumbave në gjithë vendin. Është e para herë që varianti H5N1 haset në një fermë shpezësh në Britani dhe i dyti rast në Evropë këtë vit.

Muajin e kaluar mijëra pata ngordhën nga virusi në Hungari. H5N1 është varianti vdekjeprurës i virusit që mund të shkaktojë vdekje mes njerëzve. Gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e rreth 160 vetave në gjithë botën që nga fundi i vitit 2003, kryesisht në Azi. //rd//

XS
SM
MD
LG