Lidhje

Ahtisari: Këshilli i Sigurimit mund të imponojë një plan për të ardhmen e Kosovës


I dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës tha se Këshilli i Sigurimit mund të imponojë një plan për të ardhmen e Kosovës. Zoti Marti Ahtisari tha në një intervistë të botuar në gazetën britanike “The Guradian”, se Serbia, që pretendon se Kosova është pjesë e saj, dhe shqiptarët, që kërkojnë pavarësinë, duket se nuk do të bien dot dakord për planin.

Ai paralajmëroi se mossuksesi i komunitetit ndërkombëtar për të vepruar, do të dobësonte sigurinë në Kosovë dhe do të mund të shkaktonte dhunë. Ahtisari po ashtu u tha gazetarëve se ai ende ka në plan t’ia paraqesë planin e tij për pavarësi të mbikqyrur, Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidenti serb Boris Tadiç dje i kërkoi zotit Ahtisari ta shtyjë datën e dorëzimit të planit, deri në formimin e qeverisë së re të Serbisë, pas zgjedhjeve të 21 janarit. //rd//

XS
SM
MD
LG