Lidhje

Irak: Fillon operacioni i shumëpritur i sigurimit


Trupat amerikane dhe ato irakiane filluan një operacion sigurimi të shumëpritur, në përpjekje për të ndaluar sulmet, nga të cilat gjatë ditëve të fundit janë vrarë qindra vetë.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, gjeneral-majori Uilliam Calduell, konfirmoi fillimin e operacionit. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se do të ketë një shtim gradual të forcave në Bagdat, që do të vazhdojë deri në maj.

Ushtria amerikane konfirmoi gjithashtu se një helikopter amerikan u rrëzua sot në provincën perëndimore të al-Anbarit, duke shkaktuar vdekjen e të 7 personave në bord. Zëdhënësi amerikan Kalduell u tha gazetarëve se kanë filluar hetimet.

Një grup kryengritësish suni të lidhur me al-Kaidën, me anë të një njoftimi në Internet, mori përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit. Ky pretendim nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.//lk

XS
SM
MD
LG