Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jugosllavi me seli në Hagë, dënoi një gazetar kroat me 3 muaj burg dhe me 13 mijë dollarë gjobë për publikimin e një liste të dëshmitarëve të mbrojtur.
Gjykata e Hagës gjeti sot fajtor Domagoj Margetiç, nën akuzën për identifikimin e dëshmitarëve. Sipas vendimit të gjykatës, gazetari publikoi në korrik dhe gusht të vitit të kaluar në faqen e tij të internetit emra dhe informacione të tjera nga një listë dëshmitarësh nga konflikti ballkanik në vitet 90-të.
Gjykatësit arritën në përfundimin se i pandehuri 33 vjeçar e publikoi informacionin, megjithë paralajmërimin e gjykatës se informacionet ishin sekrete dhe publikimi i tij ishte i ndaluar.//lk