Lidhje

Shirak le të kuptohet se do të largohet nga jeta politike


Presidenti i Francës Zhak Shirak ka lënë të kuptohet se mund të mos paraqesë kandidaturën për një mandat të tretë të pashembullt në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Presidenti 74 vjeçar tha në një intervistë, që do të transmetohet të dielën, se jeta vazhdon edhe pas politikës.

Zoti Shirak, i cili është president që nga viti 1995, thotë se shpreson t’i shërbejë Francës por në një kapacitet tjetër. Muajin e kaluar, presidenti francez kishte thënë se po shqyrtonte mundësinë për të vënë përsëri kandidaturën për president dhe se do t’i njoftonte synimet e tij më vonë. Në se kandidon, zoti Shirak duhet ta shpallë njoftimin para mesit të marsit për zgjedhjet, që mbahen në prill.

Anketat e opinionit tregojnë se një shumicë e madhe e francezëve nuk duan që zoti Shirak të kandidojë. Ai gëzon mbështetje të ulët mes popullit francez dhe një pjesë e madhe e elektoratit mendon se ai është i moshuar dhe i shkëputur nga realiteti. //rd//

XS
SM
MD
LG