Lidhje

Rifillojnë bisedimet gjashtë palëshe për krizën koreane


Kina qarkulloi një projekt-plan lidhur me hapat që duhet të ndërmarrë Koreja e Veriut për t’u çmilitarizuar. Projekt-marrëveshja u shpërnda sot, në bisedimet 6-palëshe mbi çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, që rifilluan sot në Pekin.

Në një konferencë shtypi që dha pas përfundimit të ditës së parë të bisedimeve, kryenegociatori amerikan Christopher Hill tha se deklarata e e përbashkët do të përfshinte jo vetëm zotime, por edhe veprime, të cilat Pheniani do të duhet t’i ndërmarrë brenda disa javësh.

Zoti Hill tha se veprimet do të fillonin procesin e zbatimit të premtimeve që Koreja e Veriut ka bërë në sesionin e bisedimeve 6-palëshe të shtatorit të 2005-ës. Atë vit, Koreja e Veriut ra dakord ta pezullojë programin bërthamor, në shkëmbim të stimujve diplomatikë dhe ekonomikë.

I dërguari i Koresë së Veriut, Kim Kye Kwan, tha sot se Pheniani është i gatshëm t’i diskutojë hapat e parë të çarmatimit bërthamor. Por, ai theksoi se Koreja e Veriut do ta shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të saj, në se Shtetet e Bashkuara i japin fund të ashtuquajturës “politikë armiqësore” kundër Phenianit. //rd//

XS
SM
MD
LG