Lidhje

BE-ja do të diskutojë të hënën mbi propozimin e zotit Ahtisari


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen të hënën për të diskutuar për propozimin e zotit Ahtisari për statusin e Kosovës. Duke folur për Zërin e Amerikës, , Kristina Gallak, zëdhënësja e Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, tha se ministrat do të dërgojnë një mesazh të qartë duke mbështetur propozimin e zotit Ahtisaari.

"Kemi marrë tashmë angazhimin e të të dyja palëve, që do të shkojnë në bisedimet e Vjenës, tha zëdhënësja Gallak. Në takimin e së hënës, ministrat do të ritheksojnë vullnetin për të thelluar marrëdhëniet e Bashkimit Evropian dhe Serbisë. Kjo është me rëndësi themelore, prandaj ministrat do t’u bëjnë thirrje forcave politike në Serbi të vazhdojnë dialogun që të vendoset një qeveri e angazhuar në bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare".

Duke folur për visitën e zotit Solana në Kosovë, zëdhënësja Kristina Gallak, tha se udhëheqësit e Kosovës e siguruan zotin Solana se janë të gatshëm të angazhohen me dinamizëm me Presidentin Ahtisari në Vjenë. //ze//

XS
SM
MD
LG