Lidhje

Gjenerali Petreus: Gjendja në Irak e rëndë, por jo e pashpresë


Komandanti i ri ushtarak amerikan në Irak, Gjenerali David Petraeus, thotë se gjendja në Irak është e rëndë, por jo e pashpresë. Gjenerali Petraeus mori zyrtarisht komandën në një ceremoni sot në një bazë ushtarake amerikane pranë Bagdatit.

Gjenerali Petraeus tha se mendon që perspektivat për sukses janë të mira, dhe se dështimi do ta dënonte Irakun me dhunë dhe trazira civile të vazhdueshme. Në një letër drejtuar trupave sot, gjenerali u bën thirrje forcave amerikane të bashkëpunojnë me ushtrinë irakiane për të forcuar sigurinë.

Ndërkaq, në lagjet shiite të Bagdatit të paktën 8 civilë gjetën vdekjen në dy sulme të veçanta nga persona që dyshohen si kryengritës suni. Policia tha se persona të armatosur sulmuan një shtëpi, duke vrarë 3 pjesëtarë të një familjeje, dhe duke plagosur 2 të tjerë. Në qendër të Bagdatit, një makinë bombë la të vrarë të paktën 5 vetë dhe plagosi 10 të tjerë. //ad//

XS
SM
MD
LG