Lidhje

Egjipt: Zbulohen tre sarkofagë të lashtë


Arkeologët në Egjipt zbuluan tre arkivolë që janë deri në 4 mijë vjet të vjetër. Këshilli Suprem Antikiteteve në Egjiptit njoftoi dje se arkivolët apo sarkofagët, u gjetën në gjendje tepër të mirë.

Shefi i Këshillit, Zahi Hawwas, tha se sarkofagët prej druri u zbuluan kohët e fundit pranë piramidave Saqqara, rreth 25 kilometra në jug të Kajros.

Zoti Hawwas tha se arkivoli i parë daton rreth 1 500 vjet para erës sonë. Ai është i zi dhe i zbukuruar me portretet e të bijve të Zotit Horus me koka fajkojsh.

Ai tha se dy sarkofagët e tjerë, të njohur si varret e Mbretërisë së mesit, janë zbukuruar me ornamente prej qelqi të zi.

Një ekspeditë arkeologjike japoneze ka zhvilluar kërkime për këto varre që në fillim të viteve 1990. Sarkofagu i dytë dhe i tretë quhen varret të Mbretërisë së Mesme, sepse datojnë që para 4 mijë vjetësh. //kk//

XS
SM
MD
LG