Lidhje

Kryeministri italian Prodi vizitoi varrin e Nënë Terezës


Kryeministri i Italisë Romano Prodi, vizitoi sot varrin e Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë. Zoti Prodi, ndodhet për një vizitë 5 ditëshe në Indi.

Nënë Tereza, e themeloi shoqatën e saj bamirëse në Indi në vitin 1949 për të ndihmuar të varfërit e këtij vendi. Në vitin 1979, murgesha me origjinë shqiptare, u nderua me çmimin Nobel të paqes dhe në tetor të vitit 2003, gjashtë vjet pas vdekjes, Papa Gjon Pali i Dytë, e beatifikoi murgeshën katolike, në hapin e parë të procesit drejt shenjtërimit.

Kryeministri Italian Prodi ndodhet në Indi në krye të një delegacioni tregëtar që synon dyfishimin e marrëdhënieve tregëtare mes Indisë dhe Italisë deri në vitin 2010. Tregëtia mes këtyre dy vendeve kap sot shifrën e 10 miliardë dollarëve. //ze//

XS
SM
MD
LG