Lidhje

Itali: Bastisje të policisë në disa qytete në veri


Policia bëri bastisje në disa qytete në Italinë veriore dhe ka arrestuar 15 vetë të dyshuar për marrëdhënie me një grup terrorist të së majtës ekstreme që ka lidhje me Brigadat e Kuqe.

Bastisjet u zhvilluan në Milano, Torino, Padova dhe disa qyete të tjera veriore. Policia thotë se po zhvillon hetime të mëtejshme.

Brigadat e Kuqe ishin autore të sulmeve të bujshme në Italinë e viteve 70. Grupi mbahet përgjegjës për marrjen peng dhe vrasjen e ish kryeministrit italian Aldo Moro në vitin 1978.

Më pas organizata u zhduk nga skena, por doli disi në sipërfaqe në vitin 1999 dhe mori përgjegjësinë për vrasjen e dy këshilltarëve të qeverisë. //ze//

XS
SM
MD
LG