Lidhje

Serbi: urdhër arresti për një ish-komandant të forcave speciale


Policia serbe nxori urdhër arresti për një ish-komandant të një njësie policore elitë, emri i të cilës lidhet me krimet e luftës në Kosovë në vitin 1999.

Një gjykatës në Gjykatën për Krimet e Luftës në Beograd, tha sot se policia nxorri urdhërin për arrestimin e Goran Dadosavljeviçit pasi ai nuk u paraqit në çështjen penale kundër dy komandantëve serbë të lidhur me vrasjet e shqiptarëve të Kosovës.

Radosavljeviç, i njohur gjithashtu si Guri, komandonte një njesi speciale anëtarët e të cilës akuzohen se kanë ekzekutuar tre vëllezër shqiptaro-amerikanë që ishin kthyer në Kosovë në vitin 1999 për të ndihmuar bashkëkombasit e tyre të luftonin forcat serbe atje. //kk//

XS
SM
MD
LG