Lidhje

Bush: NATO-ja planifikon një ofensivë të re në Afganistan


Presidenti Bush tha se NATO-ja planifikon një ofensivë të re në Afganistan për të forcuar qeverinë e atjeshme demokratike dhe për t’ju kundërpërgjigjur një ofensive që militantët talebanë pritet të ndërmarrin në pranverë.

Presidenti Bush premtoi se do të zgjasë edhe katër muaj dislokimin e 3,200 trupave amerikane në Afganistan. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të dislokojnë një forcë zëvendësuese për të përballuar kërkesën për trupa për të ardhmen e afërt.

Në një fjalim që mbajti sot në institutin konservator American Enterprise në Uashington, Presidenti tha se po i kërkon Kongresit fonde që kapin rreth 12 miliard dollarë për dy vitet e ardhëshme për Afganistanin.

Ai tha se aleatët e Shteteve të Bashkuara duhet të ndihmojnë për fuqizimin e forcave afgane të sigurimit.

Presidenti Bush u bëri thirrje aleatëve të NATO-s të venë në dispozicion më shumë ushtarë dhe të heqin kufizimet për trupat që japin në mënyrë që komandatët të kenë fleksibitetin e nevojshëm për përdorimin e tyre. //ii

XS
SM
MD
LG