Lidhje

Dënohet ish pjesëtari i kryengritjes në Luginën e Preshevës


Autoritetet e Misionit të Kombeve të Bashkuara njoftuan sot se një gjykatë në Kosovë ka dënuar më gjashtë vjet heqje lirie Lirim Jakupin, ish pjesëtar i formacioneve të kryengritësve shqiptarë të Luginës së Preshevës, nën akuzën për rrëmbim, mbajtje të paligjshme dhe keqtrajtim të qytetarëve shqiptarë në shtator të vitit 2000.

Në një njoftim të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut, thuhet se ai ende përballet me akuzën në ndërlidhje me vendosjen e një mjeti shpërthyes në zonën neutrale përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mars të vitit 2003.

Lirim Jakupi, i cili ishte pjesëtar i ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është arrestuar në dhjetor të vitit 2004, pasi që një kohë ishte arratisur në Maqedoni. Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është shpërndsarë në maj të vitit 2001, pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga komuniteti ndërkombëatrë që i dha fund konfliktit ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe. //rd//

XS
SM
MD
LG