Lidhje

GNK: BE të marrë një rol më të madh në ruajtjen e paqes në Bosnje


Një grup studimor ndërkombëtar po i bën thirrje Bashkimit Evropian të marrë mbi vete një rol më të madh në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Bosnje-Hercegovinë.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave me qendër në Bruksel, thotë në një raport se tensionet e reja gjatë vitit në vazhdim mund ta venë në rrezik të ardhmen e Bosnjes si shtet dhe qëndrueshmërinë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Eksperti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, James Lyon, thotë se gjatë 11 vjetëve të fundit ka patur mjaft arritje, por nacionalizimi mbetet ende shumë i fuqishëm, prandaj nuk është koha që komuniteti ndërkombëtar të deklarojë fitoren dhe të largohet nga Bosnja. Përkundrazi, shton ai, është koha që Bashkimi Evropian të bëhet pjesa më e rëndësishme, aktive e përpjekjeve ndërkombëtare atje.

Në raport thuhet se në Bosnje mbetet ende shumë për t’u bërë, siç janë reformat kushtetuese dhe ato policore, si dhe reformat në fushat juridike, ushtarake, në transmetimet publike dhe në arsim. Në raport, po ashtu theksohet nevoja për zbatimin e plotë të reformave të mëparshme. //ii

XS
SM
MD
LG